Masat kufizuese që u njoftuan të hënën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zgjasin deri në datën 2 dhjetor. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregoi se si duhet të veprojnë personat që duhet të lëvizin pas orës 22.00 për arsye pune.
“Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme, do të pajisen me autorizim përmes portalit e Albania. Masat do të jenë në fuqi deri në datën 2 dhjetor 2020.”
Duke u ndalur tek fakti që është hequr ritestimi i dytë për personat e infektuar, Manastirliu tha se të shëruarit do të pajisjen me një vërtetim nga mjeku i familjes. Vërtetimi do të shërbejë për t’u kthyer në punë.
