“Fëmijët, gratë dhe të moshuarit do të evakuohen nga çadrat, me mbështetjen e strukturave vendore, për t’ju garantuar kushte sa më të përshtatshme”, kështu deklaroi ministrja Manastitliu gjatë takimit me banorët e Floqit në Korçë.

 

Manastirliu garantoi banorët e prekur nga tërmeti se do të kenë shërbim shëndetësor pa ndërprerje.

 

“Jemi këtu për të garantuar mbështetjen maksimale për banorët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, në këto ditë të vështira. Kemi organizuar shërbimin me mjekë dhe infermierë këtu në kapmin e emergjencës 24 orë, në mënyrë që të monitorojmë situatën shëndetësore, sidomos të fëmijëve, grave dhe të moshuarve”, tha Manastirliu.

 

Shërbimi shëndetësor është organizuar edhe me autoambulanca në dispozicion dhe shërbim të përforcuar në spitalin e Korçës.

 

Ndërkohë në kampin e ngritur për banorët e Floqit, emergjenca civile, strukturat e Bashkisë, Shërbimit Social dhe vullnetarët e shumtë kanë siguruar ushqime dhe veshmbathje për banorët.

 

Emergjencat civile me strukturat vendore të Bashkisë së Korçës po vlerësojnë zhvendosjen e banorëve nga çadrat, në struktura të tjera akomoduese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re