Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ngre alarmin dhe thotë se spitali Infektiv po mbushet me mosha të reja e me simptoma të rënda. Gjatë këtyre 3 javëve të fundit mesatarja e moshës nga mbi 65 vjeç, ka zbritur në 45 vjeç në ditën e djeshme.

Vetëm 3 ditë më parë ekspertë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngritën alarmin se virusi COVID-19 ka pësuar mutacione dhe ndryshe nga fillimet e veta, nuk po godet rënë vetëm të moshuarit por edhe të rinjtë.

Një situatë e tillë po rezulton edhe në Shqipëri, ndërkohë që këtë të premte u shtrua në spital edhe një foshnje 2 muajshe, e cila ishte infektuar prej nënës së vetë, por që fatmirësisht derimë tani nuk paraqet gjendje të rënduar.

Mësohet që mjaft të rinj po “popullojnë” Infektivin, edhe pse nuk kanë sëmundje shoqëruese sit ë moshuarit. Kjo situatë ka detyruar këtë të shtunë, edhe ministren Manastirliu që të ngrejë alarmin për këtë çështje.

“Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, ka shkruar sot ajo në faqen e saj në Facebook.

Ndëkohë që përmes një postimi në rrjetet sociale, të postuar nga Manastirliu, është dhe këngëtarja Julka Gramo, ajo që i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maska në ambiente ku është e pamundur që të ruhet distanca.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re