Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ka folur për spitalin e caktuar si karantinë për koronavirusin.

E pyetur nga gazetari Fevziu, se ku gjendet karantina, Manastirliu sërish nuk pranoi të përgjigjej dhe të tregonte vendodhjen, por tha se në momentin që do të hapet kjo strukturë, nuk do të jetë më sekret. Pra ministrja sqaroi se aktualisht karantina nuk është hapur.

“Nëse vendosim të aktivizojmë strukturat e karantinës nuk do të jetë sekret, kemi më shumë se një strukturë. Momentalisht nuk është vlerësuar nevoja e hapjes së karantinës”, tha Manastirliu.

Mbetet mister përse Rilindja e mban sekret vendodhjen e karantinës, duke qenë se në shumë vende të Europës, qeveritë janë transparente dhe publiku informohet se ku ndodhen qendrat e karantinës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re