Ashtu si në shumë vende të tjera në Europe dhe botë, edhe në Shqipëri pritet të hyjë në “lojë” ‘Greenpass’ për tu futur në lokale dhe struktura të tjera sherbimi.

Kjo u la të kuptohej gjate fjales dhe debateve qe Ministrja Ogerta Manastirliu pati në Kuvend ku ishte thirru në një interpelance per situaten nga Covid ne vendin tone.

 

‘Doni  ju  të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit? Europa e ka bere nje gje te tille. Do ta vendosim..Ne e bëmë këtë për hyrjen në Universitete”, u shpreh ministrja.

 

Megjithata fjala e Ministres ne kete rast nuk ishte e qarte dhe e plote pasi u nderpre nga debati ne distance me deputeten demokrate Albana Vokshi.

 

Ndonese qendrimi as nuk konfirmohet dhe as nuk mohohet, duhet thene qe udhezimi per te perdorur “certefikaten e vaksinimit” per tu futur ne Universitete, ishte nje mase qe deshtoi pasi ne shumicen e ketyre institucioneve, hyrja sot per te gjithe studentet eshte pa kushte.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re