Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një intervistë për ‘Radarin Informativ’ ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe vaksinimin.

Ajo tha se sipas OBSH deri në fund të vitit në Shqipëri synohet që vaksinimi të arrijë në shifrën 40% të popullsisë, ndërsa nënvizoi se deri më tani janë vaksinuar 26% e të rinjve.

“Doza e tretë është decizive për të rritur imunitetin. Nëse marrim popullatën e targetuar, kemi të gjithë vaksinatorët tanë. Vaksinimi duhet të arrijë në 40% deri në fund të vitit. Strategjia që kemi përdorur është ajo e komunikimit me qytetarët. Vende të ndryshme kanë përdorur strategji të ndryshme. Sipas të dhënave 26% e të rinjve janë vaksinuar. Fakti që ne jemi duke vaksinuar edhe me dozën e tretë, do të thotë që interes ka.

Vaksinimi është sfidë dhe qëllim në vete sepse mbron ndaj hospitalizimeve. Ata që nuk futen në kategorinë e personave që duhet të aplikojnë vaksinën, mjeku është ai që përmes një recete vlerëson dhe jep rekomandimin nëse nuk duhet ta kryejë. Ai verifikohet në të gjitha instancat për atë që deklaron mjeku. Ata që nuk duan të vaksinohen duhet të bëjnë testin. Shteti ofron vaksinën falas. Kjo nuk është kosto për qytetarët, kosto është nëse infektohen dhe shkojnë në spital”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re