Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi gjatë fjalës së saj në Kuvend se Shqipëria ka numëruar 518 raste me koronavirus që prej fillimit të Pandemisë në vend.

Manastirliu tha se pavarësisht shifrave në rritje, falë masave të marra nga qeveria është arritur mbajtja nën kontroll shpërndarja e koronavirusit në Shqipëri.

Një ditë më parë, ISHP konfirmoi 494 raste dhe kështu, sipas një përllogaritjeje të thjesht del se gjatë 24 orëvë të fundit janë konfirmuar edhe 24 raste të reja.

“Nesër bëhen 40 ditë që Shqipëria po përballet më këtë armik të padukshëm.

Vendimet e marra në kohën e duhura nga kryeministri Rama dhe qeveria shmangën kolapsin e sistemit shëndetësor. në këtë luftë shembull ka qenë rezistenca e shumicës së qytetarëve për të mbrojtur veten dhe respektuar masat, por dhe puna e heronjve të vërtetë që janë në vijën e parë të fronit të luftës të përkushtuar çdo ditë dhe çdo ditë.

Prej 5 ditësh fatmirësisht numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve aktivë, por ende jemi në luftë. kemi arritur të sheshojmë kurbën epidemiologjike duke gjurmuar çdo rast. Në Shkodër , Fier, Elbasan dhe Tiranë por dhe në të gjithë vendin po punohet pa ndaluar në terren. Sfidë e dytë është rihapja e kujdesshëm dhe për të kompletuar këtë strategji duhet të disponojmë të gjithë instrumentet ligjore. ndryshimet në kodin penal dhe aktet normative lidhur me situatë  e epidemive na vendosin në një linjë me vendet e tjera por dhe të kalojmë fazën e tranzicionit. Gjithçka po bëhet për të mbrojtur jetën  dhe sipas dëmit duhet të jetë dhe ndëshkimi për ata që cenojnë jetën edhe shëndetin e të tjerëve“, tha Manastirliu.

Vijon..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re