Rindërtohet dhe pajiset me aparatura mjekësore moderne qendra shëndetësore e Vaut të Dejës, duke siguruar një standard të ri shërbimi për banorët e kësaj bashkie dhe rrethinave.

 

Ministrja Manastirliu inspektoi qendrën e re, ku garantoi financim për ta kthyer atë në një qendër 24 orëshe.

 

“Jam e kënaqur për standardin që sigurojmë për 48 mijë banorët e kësaj zone dhe rrethinave, me këtë qendër model për nga infrastruktura dhe pajisjet dhe me buxhetin e ri, nga Janari 2020 qendra shëndetësore Vau Dejës do të kthehet në qendër me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës”, tha Manastirliu.

 

Duke theksuar vëmendjen e qeverisë në përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit parësor, Manastirliu tha se me buxhetin e ri do të finalizohet programi kombëtar i 300 qendrave shëndetësore.

 

“Investimi në kujdesin parësor është guri i themelit për një sistem shëndetësor ndaj duke jetësuar këtë objektiv të qeverisë, me buxhetin i vitit 2020 financojmë rikonstruksionin e 120 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në kuadër të Programit Kombëtar të 300 qendrave shëndetësore”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re