Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se janë shëruar edhe tre infermierë të tjerë. Ajo u shpreh në rrjetet sociale se numri total i personelit mjekësor që ka fituar betejën me COVID-19 është 18.

 

“🟢#COVID-19 Lajm i mirë🙏🏼. Edhe 3️⃣ infermierë janë shëruar🙏🏼.Shkon në 1️⃣8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë ✅ . Deri tani janë 9️⃣9️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛. #FORCA”

 

 

Të infektuar me koronavirus në vendin tonë janë 304 persona. Ndërkohë, 17 pacientë kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re