Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Deklarata vjen nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e Task Forcës, e cila u shpreh se 18 personat e testuar kanë rezultuar negativë.

“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 milion maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 milion dollar janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për çdo skenar potencial.”- u shpreh Manastirliu.

Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico, u shpreh se në vijim të punëve të kryera, ky institucion vijon me kryerjen e ekzaminimeve për rastet e dyshuara, të cilat kryhen pasi monitorohet survejanca aktive.

“Po vijojmë me trajnimet, në të gjitha nivelet, që nga vete ISHP deri në qelizë. Vijuam dhe përfunduam me traumën, urgjencën. Vijojmë me përditësimin e materialit, dhe pajisjen e strukturave me mjetet mbrojtëse personale.”– shpjegoi Fico.

“Pas filtrit të parë që janë pikat kufitare, i dytë është 127 ku vijojnë thirrjet, janë 7745 thirrje nga data 23 që është shfaqur, kemi 45 % rritje të numrit të thirrjeve, po ashtu edhe rritje të vizitave,”- u shpreh Drejtori i Urgjencës në QSUT, Brataj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re