Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit se në vend do të mbërrijnë 8190 doza vaksine anti-COVID nga marrëveshja që Shqipëria ka me Pfizer.

Sipas Manastirliut deri më tani kanë mbërritur mbi 8000 doza nga po e njëjta marrëveshje.

“Janë 140 vende që nuk e kanë nisur ende vaksinimin.

Ne jemi ndër vendet që e kemi nisur vaksinimin.Shqipërisë i është dashur të bëjë një kontratë me Pfizer.

Kanë mbërritur mbi 8000 doza deri tani dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera sot”, tha Manastirliu.

Në vendin tonë vijon procesi i vaksinimit.

Fillimisht vaksinën e kanë marrë bluzat e bardha, ndërsa iu nënshtruan këtij procesi të moshuarit në azile si dhe 24 personalitete të fushës së artit dhe kulturës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re