Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregoi si do të lehtësohen masat në zonat e gjelbra ku risku i përhapjes së COVID-19 është i ulët.

Sipas saj, duke nisur nga 27 prilli, në Dibër, Gjirokastër, Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë, Finiq, Pogradec, Prrenjas, Librazhd dhe Divjakë pensionistët do të lejohen të lëvizin brenda një fashe orare të caktuar.

“Në zonat e gjelbra, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura. Ne zonat e gjelbra parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.”

Sa i përket lëvizjes me mjete private, do të lejohet qarkullimi për autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë nga ora 09.30 deri në 17.30.

Në mjet duhet të ketë vetëm një pasagjer, por jo pensionist. Ky i fundit lejohet vetëm nëse ka një arsye shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re