Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me inspektorët e task-forcës Anti-covid. Ajo ka kërkuar zero tolerancë për subjektet që shkelin protokollet e sigurisë. Sipas Manastirliut, fati i luftës varet nga secili prej nesh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 50 raste të reja me COVID-19, nga 333 të testuar. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 1722 dhe kanë humbur betejën me sëmundjen 38 pacientë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re