Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka bërë një shkrim në rrjete sociale ku kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Duke u bazuar në denòncimin e një qytetari se ministrja shpërndau video false nga spítali Infèktiv, Bardhi i kërkoi SPAK që të nisë menjëherë hetimin pènal.

Sipas ish-deputetit në videon e shpërndarë shihet se serumet jepen në shishe uji dhe imazhet kanë qëllim vetëm të tèrrorizojnë qytetarët.

Reagimi i Spahisë:

Ministrja e Shëndetësisë duhet te japë dorëheqjen! Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i tèrrorizuar ata. Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjenë. Denòncimin e një qytetari tek JOQ ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horròrri që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga Còvid, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID.

Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, sepse në vend të mesazheve bashkëpunuese, edukative për qytetarët, mbjell frikë dhe terror me regjinë e rreme makabre të Edi Ramës.

Qytetarë! Kujdesuni për veten!

Është e vetmja mënyrë që të mos përfundoni tek spitali Infèktiv, ku kushtet e pacientëve me Còvid 19 janë skandaloze, siç kemi parë me në pak foto dhe video klandestine, pasi të sëmurët trajtohen si të bùrgosur pa asnjë të drejtë kontakti me jashtë, vetëm për të mos treguar të vërtetën e dështimit të Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës me krízën Còvid 19 dhe me shëndetësinë në këto 7 vjet.

Shikoni edhe një herë videon e qeverisë. Pamjet tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në këtë nivel të tmèrrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë.

Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjeherë hetimin pènal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të tèrrorizuar qytetarët! Në gati 108 vjet shtet, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një qeveri kaq ármiqësore ndaj tyre sa modeli që solli Edi Rama. Një qeveri që i vjèdh, i varfëron, i máshtron dhe i tèrrorizon!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re