Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e mjekes Anila Shameti e cila shërben si vaksinatore në qendrën shëndetësore të Sukthit prej 24 vitesh.

Manastirliu shprehet se për të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar koha është tani duke u kujtuar të gjithëve se java e hapur e vaksinimit do të zgjasë deri të dielën.

Postimi i plotë:

Anila Shameti shërben si kryevaksinatore në qendrën shëndetësore Sukth prej 24 vitesh. Sot është në krye të procesit të vaksinimit anticovid në këtë zonë, ku qytetarët po vaksinohen masivisht.

Për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar, koha është tani.

Vaksinatoret tona po vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re