Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimin në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë bluzat e bardha për shkëputjen e infeksionit të COVID-19 duke respektuar masat mbrojtëse.

Në përballje me Covid-19 personeli mjekësor është me i rrezikuari pasi ndodhen në vijën e parë të rrezikut me këtë sëmundje.

Postimi i plotë:

Mirënjohje për sakrificën, durimin e përkushtimin e të gjithë stafeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në përballje me Covid-19.

Koha e vështirë që po kalojmë na thërret për më shumë solidaritet, për t’i dhënë një dorë mjekëve e infermierëve kudo në Shqipëri, duke zbatuar rregullat anti-Covid për të këputur sa më shumë hallka në zinxhirin e infektimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re