Nëntë persona kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, me të cilëve tre kanë qenë personel mjeksor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Ndër të tjera ajpo thekson se fatmirësisht tashmë gati 90% e stafit mjekësor e kanë fituar betejën me Covid 19.

Lexo edhe: 9 të shëruar gjatë orëve të fundit, si është gjendja e pacientëve në dy spitalet Covid

Postimi i Ministres Manastirliu:

Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 është plotësosht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm.

1⃣ mjeke dhe 2⃣ infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re