Beteja e parë sezonale mes Manchester City dhe Arsenal shkoi për qytetarët të cilët eleminuan topcinjte nga Kupa e Federates.

 

Dy skuadrat që po duelojnë fort në premier league për titullin, aty ku londinezet janë dukshëm në avantazh, u përplasen si fillim në 1/16 e kupës.

 

“Etihad” është një stadium i mallkuar për Arsenalin që nuk fiton në këtë fushë prej 8 vitesh radhazi.

 

Starti I ndeshjes ishte ë I mirë për miqtë të cilët I shkuan afër golit me anë të Tomijasit.Reagimi I vendasve ishte I shpejte por roveshata e Haland u largua në vijen fatale nga Trosard. Ndeshje e bukur gjithsesi me një Arsenal që luan mirë falë Troasard dhe Nketiah në super mbrëmje, ndërsa në krahun tjetër kërcënues shfaqet De Brojne.

 

Ndonëse starti I pjesës së dytë ishte sërish me I mirë për topcinjte, në minutën e 64 është Manchester City që zhbllokon shifrat përmes holandezit Ake.

 

Derinë fund asgjë nuk ndryshon dhe Guardiola në aktin e parë sezonal kundër nxenësit të tij Mikel Arteta del fitimtar duke vijuar garën për këtë trofe.

 

Tanime është radha e dy përplasjeve në kampionat që mesa duket do përcaktojne edhe titullin kampion në Premier league.