Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit që kanë, si në brendësi të frutit, ashtu edhe në lëkurë, shkruan .
Fruti i mandarinës përmban vitaminat A, B, C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Ai është tretës, freskues dhe me lëngun e tij prodhohet një limonatë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.
Kurimi i anemisë
Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth një muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina ose edhe më shumë.
Pastrimi i mykut të zorrëve
Rekomandohet konsumimi në ditë gjatë 50 ditëve i:
5 kokrra esëll
4-5 kokrra në drekë
3 kokrra në zemër
2 kokrra para gjumit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re