Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Bebi Gjergji, janë të vetmit deputetë të opozitës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku pritet të miratohet projektbuxheti 2024.

Gjatë fjalës së tij, në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj u shpreh se kjo nuk është një situatë normale, duke shtuar se opozita spo kërkon asgjë të veçantë, por vetëm të drejtat që i përcakton Kushtetuta.

Ai iu drejtua deputetëve të opozitës, duke i thënë se “nuk mund të vendosni ju kush është opozita e Shqipërisë”, duke shtuar se “mandatet do t’i mbojmë”.

“Kjo nuk është një situatë normale, nuk është një mbledhje normale. Ju e shikoni, keni experience parlamentare. Opozita nuk po kërkon asgjë të veçantë, thjesht atë që na jep Kushtetuta. Po kërkon Komisionet Hetimore, të jetë pjesë pjesëmarrëse në hartonin e Reformës Zgjedhore, nuk mund të vendosni ju kush është opozita e Shqipërisë.

Kanë vendosur shqiptarët, janë mandate të marra në një betejë shumë të fortë. Ne mandatet tona do t’i mbrojmë”, tha Gjekmarkaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re