Skip to content

Mandati i Ahmetajt diskutohet sot pasdite/ Opozita: Ai është arratisur

Këshilli i Mandateve shtyu për sot pasdite mbledhjen ku pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për të arrestuar ish numrin dy të qeverisëArben Ahmetaj. tashmë është rradha e palës mbrojtësë të japë argumentet kundër prangosjes dhe kontrollit të banesave të ish ministrit.

 

Vetë Ahmetaj nuk ishte dje prezent në mbledhjen që zgjati 4 orë e që kishte në fokus vetë atë, por u përfaqësua nga avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, të cilët konfirmuan se aktualisht ai nuk ndodhet në Shqipëri, një fakt që për opozitën nënkupton se deputeti është arratisur nga vendi.

 

GAZMENT BARDHIDEPUTET I PD

Kam pyetur Dumanin se ku ndodhet Ahmetaj, por nuk kam marrë përgjigje nëse ai ndodhet në Kanada apo jo. Nuk dua të aludoj për vendndodhjen e Ahmetajt kësisoj. Informacionin që patëm ne ia vumë në dispozicion prokurorisë dhe u konfirmua se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Mes ditës së kërkesës së SPAK dhe ditës së sotme kanë kaluar 3-4 ditë, kohë e mjaftueshme për largimin e Ahmetajt dhe arratisjen.

 

Shtyrjen e mbledhjes, opozita e konsideroi si një favorizim që i bëhet Ahmetajt për të mos lejuar që SPAK të marrë autorizimin e arrestit të tij.

 

Mazhoranca vendosi që t’i japë kohë dhe u vendos që të shtyjë seanca për ditën e nesërme. Kjo është një ndihmë që mazhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia. Avokatët dinin që ai nuk ka ikur për tu arratisur, e kishin bindje, por ndërkohë nuk dinin kur kishte ikur dhe ku ndodhej në këtë moment, në një tentativë antikushtetuese dhe të paligjshme të mazhorancës për t’i dhënë kohë zotit Ahmetaj u vendos të shtyhej seanca e këshillit për ditën e nesërme, duke tentuar shtyrjen e autorizimit për javën që vjen.  

 

Pyetjes së gazetarëve nëse ka patur edhe emra të tjerë të njohur të politikës në dosjen e SPAK, Bardhi u përgjigj:

 

Më shumë sesa numri i nevojshëm për të formuar jë grup parlamentar.

 

Nderkohe, Partia Socialiste ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për deputetin Arben Ahmetaj. Pritet që në vijim grupi parlamentar i ps të mblidhet e të vendosë nëse Ahmetaj do të përjashtohet apo jo.