Skip to content

Mandati i Ballukut/ “E kërkuan…”, Peleshi iu përgjigjet akuzave të opozitës: Pse e shtyva mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve

peleshi

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi iu ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës, sa i takon shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

“Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhje.”, tha ai.