Juristi Sokol Hazizaj thotë se Kuvendi është i vonuar sa i takon mbledhjes për të çuar në Gjykatë Kushtetuese pajtueshmërinë apo papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhçkës, kërkesë e kërkuar nga një e dhjeta e deputetëve të opozitës.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Hazizaj u shpreh se kur diskutohet për Kuvendin nuk ka rëndësi deputeti, por institucioni.

Hazizaj u shpreh se në momentin që një anëtar i kuvendit vendos veten e tij në raport me institucionin, ky i fundit ka rënë.

“ Proceduralisht dhe kushtetueshmërisht kuvendi i Shqipërisë e ka vonuar mbledhjen e tij sa i përket vendimit të tij për të çuar në Gjykatë Kushtetuese pajtueshmërinë apo papajtueshmërinë e mandatit të kërkesës së një të dhjetës të deputetëve të Kuvendit. Ne duhet të jemi të bindur se kur diskutohet për Kuvendin nuk ka rëndësi deputeti, por institucioni. Ai që është anëtar i Kuvendit duhet ta diskutojë rolin ë tij në raport me misionin që ka marrë kuvendi. Në momentin që një anëtar i kuvendit vendos veten e tij në raport me institucionin, pra i jep rëndësi, prevalon rëndësia e një deputeti në raporti me kuvend, institucioni ka rënë. Arsye për të cilën dispozita kushtetuese që lidhet me papajtueshmërinë e mandatit të kuvendit është më e qartë se çdo veprimtari e kuvendit. Nuk është ky rasti i parë që kuvendi zvarrit apo e përshpejton procedurën. Kuvendi ka pasur raste në çdo mandat të tij për të çuar në GJK për të konstatuar papajtueshmërinë. Rasti Kokëdhima, rasti Beqaj dhe raste të mëparshme. Rasti i Saimir Tahirit mos gabohem, dhe kuvendi i është përgjigjur për shkak të rëndësisë që prevalon institucioni”, tha Hazizaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re