Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve ka sqaruar arsyet pse nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për deputeten socialistet Olta Xhaçka, e cila sipas demokratëve është në konflikt interesi pasi bashkëshorti i saj mori statusin e investitorit strategjik.

Nikolla tha se Kuvendi s’mund të mblidhej pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, po ashtu dhe situata në Parlament ishte anormale për shkak të qëndrimit të opozitës.

“Janë ndjekur të gjitha procedurat që neni 87 i procedurës së Kuvendit parasheh.
Këshilli i Legjislacionit nuk mund të mblidhej pa dalë në fletoren zyrtare vendimet e Gjykatës Kushtetuese përsa i përket periudhës tjetër nga korriku dhe deri te momenti që flasim, besoj mund ta drejtoni pyetjen nga vetja,  pasi e dini shumë mirë që e keni përfshirë parlamentit në anormalitet dhe nuk mund të mblidheshim në mënyrë krejtësisht të njëanshme për të mbledhur, qoftë për të marrë vendim këtu në Këshillin e Mandateve dhe në seancë plenare”, tha Nikolla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re