Kreu i Grupit Parlametar të PS-së, Bledi Çuçi është shprehur se nuk është e vërtetë që s’është zbatuar vendimi i Kushtetueses lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, duke u shprehur se Këshilli i Mandateve nuk është mbledhur për shkak të protestave të opozitës.

“4 muaj kanë qenë tym e flakë, po të mblidhej Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, do të thonin e morën në mënyrë të njëanshme”, u shpreh Çuçi duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë një vendimmarrje.

Deklaratat e Çuçit:

Pse nuk zbatohet vendimi i Kushtetueses?

Bledi Çuçi: Nuk është e vërtetë që nuk e kemi zbatuar. Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është mbledhur Këshilli i Legjislacionit, që më pas ia ka dërguar Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, që të shprehet me vendim. 4 muaj kanë qenë tym e flakë, po të mblidhej Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, do të thonin e morën në mënyrë të njëanshme. Tani ka hyrë në normalitet, prisni se shumë shpejt do të ketë edhe një vendimmarrje nga Këshilli i Mandateve.

PS si do të votojë?

Bledi Çuçi: Do ta shikoni kur të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Bardhi do ta shtrojë në konferencën e Kryetarëve, vota juaj si do të jetë?

Bledi Çuçi: Për t’u mbledhur, padyshim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re