Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar në Kuvend raportin në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në raport thuhet se anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, vlerësojnë që cështja duhet t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese teksa ka shqyrtuar në themel kërkesën e 1/5 të deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhacka, ku kjo e fundit njësoj si kërkuesit, ka marrë pjesë në gjykim përfaqësuar nga avokat dhe janë ezaruar fazat e shyqrtimit gjyqësor, ka vendosur me vendimin n.2/2023 “Pushimin e gjykimit të cështjes”, thuhet ne raport.

RAPORT I ANËTARËVE TË SHUMICËS PARLAMENTARE MBI MOCIONIN NË LIDHJE ME PAPAJTUESHMËRINË E MANDATIT TË DEPUTETES OLTA XHAÇKA

“Në këto kushte, Kuvendi ndodhet në një situatë pamundësie për të vepruar ndryshe, pasi i duhet të zgjedhë se cilin qëndrim të Gjykatës Kushtetuese të respektojë mes standarteve të ndryshme të vitit 2016 dhe 2023. Gjithashtu, nga ana tjetër, grupimit prej 1/5 të deputetëve, sic është sqaruar më sipër i është mohuar e drejta për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese parashikuar në Kushtetutë dhe ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, në dispozita që janë ende në fuqi”, thuhet ne raport.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re