Këshilli i Rregullores dhe Mandateve vendosi që çështja për mandatin e Vullnet Sinajt të kalojë në seancën e parë parlamentare që do të mblidhet dhe me pas ti kalohet Gjykates Kushtetuese.
Edhe kryetari i grupit parlamentar të PD kërkoi që kjo çështje të kalojë në Kuvend dhe më pas t’i dërgohet sa më parë Gjykatës Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
Bardhi i kërkoi mazhorancës që mos vonohen me procedurat, duke i kujtuar rastin e mandatit të Olta Xhaçkës, që sipas tij është e paprecedentë në 34 vite, ku nuk zbatohen dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe një opinioni i Komisionit të Venecias.
“Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës së seancës më të parë plenare dhe dërgimin në GJK për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sina. Kërkoj që kjo çështje të votohet në seancën e ditë së hënë, edhe pse është seancë inaugurimi, sepse ju e dini që ka një afat në GJK që duhet të shqyrtohen kërkesa të tilla.
E keni një eksperiencë të keqe të paparecedent për një kolegen tuaj që vazhdoni ta mbroni dhe të duke shkelur dy vendime të GJK dhe një opinion të Komisionit të Venecias. Mos u bëni përsëritës në shkeljen e kushtetutës”, tha Bardhi.
Edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka u shpreh pro çuarjes për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e parë të kuvendit -tha ajo- dhe jo në seancën inaguruese të sesionit të hënën.