Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në seancë, do të shqyrtohet kërkesa e 14 deputetëve të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Xhaçkës. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu thotë se Kuvendi nuk ka kompetencë të bllokojë shqyrtimin e një kërkese për mandat deputeti.

Përfaqësuesi ligjor i Kuvendit, Erind Mërkuri ka thënë se veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihen tek veprimet e deputetit. Pra, ndërsa opozita i sheh si veprime të lidhura, Kuvendi thotë jo. Ato nuk janë të lidhura pasi veprimet e familjarit janë më vete dhe ato të deputetit më vete.

Opozita pretendon se Xhaçka është në konflikt të hapur interesi dhe se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e PS në qarkun e Korçës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re