Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është ndalur të flasë për mediat në ambientet e jashtme të Gjykatës Kushtetuese pas seancës për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi tha se Xhaçka në kundërshtim me ligjin ka përfituar pasuri të shtetit për familjen e saj dhe se ajo duhet ta kishte humbur mandatin e deputetit që në qershor të vitit 2022.

Bardhi: Xhaçka në kundërshtim me ligjin ka fituar pasuri nga pasuri të shteti për familjen e saj.

Që në qershor të vitit 2022 ashti si jurisprudenca e ka përcaktuar do duhet të kishte humbur mandatin e deputetit.

Me një vendim politik mazhoranca ka vendosur t’i japë Xhaçkës përvec statusin e investitorit strategjik edhe statusin e të paprekshëm.

Ne vijmë për herë të dytë për këtë cështje në Kushtetuese. Kemi fituar  herën e parë. Kuvendi me një akt të paprecedentë ka vendosur që për interes personal të Xhackës dhe Ramës të injoroi zbatimin e këtij vendimi.

Edhe qëndrimit i sotëm i Kuvendit ishte ekzaktësisht ky që meqë Ramës nuk i pëlqen vendimi, do duhet të ndryshohet vendimi.

Ky qëndrim tregon në fakt mënyrën se si Edi Rama qeveris vendin, tenton ta trajtojë Kushtetuesen si një aneks të ekzekutivit.

Kjo është mësëshumti një cështje e vetë trupës së kësaj gjykata. Ata janë sfiduar nga politika dhe Edi Rama.

Besoj që anëtarët e Kushtetueses do të ngrihen në lartësinë e tyre, do të mbrojnë dinjitetin personal dhe atë të gjykatës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re