Kryeministri Rama ka folur sot në lidhje me mandatin e Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila deklaroi më herët se do të qëndrojë më gjatë në Shqipëri.

 

 

I pyetur nga gazetarët, këtë të martë kreu i qeverisë theksoi se nuk është thyer etika diplomatike pasi ka nisur procesi i zëvendësimit të Yuri Kim, proces i cili bëhet nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe jo autoritetet shqiptare.

 

 

 

Po ashtu, Rama ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se ka krisje të marrëdhënies së Ramës me Kim.

 

 

“Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësimin ka nisur sic është thënë dhe nga Ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin por Departamenti i Shtetit.

 

Amerikën e kemi të vecantë. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë. Dje kishim takim të gjatë konstruktiv e miqësor, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re