Mentor Kikia, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është diskutuar lidhur me programet televizive në mediat shqiptare dhe ndikimin në shoqëri.

Kikia i’u referua programit “Përputhen”, duke deklaruar se është shqetësues adhurimi që kanë njerëzit për personazhet e këtij programi.

” Problemi është 360 gradë, përfshin fëmijët, shkollën, mediat, institucionet. Do ta ndajë në dy grupe, audienca dhe media.

Këto programe që vijnë në mënyrë të bastarduar këtu, janë krijime të huaja, patenta, nuk janë të mirëpritura atje ku janë, por ka një tjetër kulturë të audiencës. Këtu do ta quaj turma dhe media.

Ka programe që kanë fituar jetëgjatësi me dekada edhe në TV amerikane, por kanë qenë më fine, pak më familjare. Ato programet e pasdites me pak thashetheme, pas humor. Por jo programe që nuk kanë asnjë lloj vlerë.

Ajo që na shqetëson në këtë rast është histeria që ka prodhuar, adhurimi i njerëzve për këta personazhe.

Unë shkruajta një koment, apo reagim, i cili brenda pak ditësh u lexua nga 150 mijë njerëz. Ishin mbi një mijë që komentuan. Të gjithë ishin agresivë, duke denoncuar injorancën, etj. Të besosh që ka kaq shumë kontestim, pyetja është nga vjen audienca e këtyre programeve që janë shumë të ndjekur?

Televizionet janë komerciale, nuk paguhen nga shteti për të prodhuar kulturë, edukatë. Këta janë ndërmarrje, që prodhojnë mallin.  A duhet media ti përshtatet shijes së publikut? Apo duhet ta orientojnë publikun?“, tha ndër të tjera Kikia.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re