Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka postuar mesazhin e piktorit Nikos Dhales, i cili shprehet se do të niset nga Parisi në Tiranë për të qenë i pranishëm në manifestimin e 2 marsit, në mbrojtje të Kushtetutës.

“UNE PO NISEM NGA PARISI PER NE TIRANE duke ju bashkuar thirrjes se Presidentit te Republikes z. Ilir Meta ne mbrojtje te Kushtetutes, librit te shenjte te demokracisë”, thotë piktori Dhales.

Ndërsa, presidenti Meta i uron atij mirëseardhjen në Shqipëri, duke u shprehur se piktori Dhales dhe dhjetëra shqiponja po bashkohen nga Franca me Pranverën Kuq e Zi.

“Mirësevjen artisti ynë i dashur që u largove 30 vite më parë drejt Francës, z. Niko Dhales.

Dhjetëra shqiponja po bashkohen edhe nga Franca me Pranverën Kuqezi më mars në Tiranë. Mirënjohje dhe nderim atdhedashurisë tuaj.

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, nënvizon Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re