Zbardhen disa nga detajet e manifestimit të thirrur nga Presidenti Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vec kreut të shtetit janë një sërë personalitetesh publike të cilët do të mbajnë fjalën e tyre në këtë proteste kunder asaj që Meta e ka quajtur grusht shteti për kapjen e institucioneve kushtetuese nga mazhoranca.

I pari që do të flasë do të jetë Ledio Bianko, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombetare dhe ish anetar i Gjykates se Strasburgut.

Më pas radhën për të folur në podium do ta ketë karikaturisti Bujar Kapexhiu dhe aktori Neritan Licaj.

Fjalën e fundit do ta ketë Presidenti Ilir Meta.

Për këtë proteste janë mobilizuar në mënyrë të vecante militante te LSI por nuk mungojnë edhe mbështetes të PD dhe forcave të tjera opozitare.

Meta I ka bërë thirrje të pranishmeve të mbajnë nga një lule mimoze në duar dhe flamuj kuq e zi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re