Presidenti Ilir Meta e ka nisur mëngjesin e sotëm me një falenderim të përzemërt për të gjithë pjesëmarrit në manifestimin e djeshëm në bulevard.

 Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai falenderon motrat dhe vëlezërit, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit,  që sipas kreut të shtetit synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Meta deklaron se dje hodhën hapin e parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.

‘Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve’, shkruan Meta.

Kujtojmë që manifestimi zgjati plot dy orë e gjysmë dhe  pjesëmarrës ishin figura të njohura, nisur nga lideri i oozitës Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha apo edhe artistë të shquar si regjisori Bujar Kapexhiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re