Zgjedhjet në Kukës që do të mbahen këtë të dielë kanë përplasur në sallën e Parlamentit opozitën dhe qeverinë.

 

Ka qenë ministri i Drejtësisë, ai i cili ka shprehur bindjen se PS do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës. Manja madje i kërkoi opozitës që të hënën mos të dalin me refrenin e tyre se zgjedhjet u blenë.

 

“Ju keni çuar një kandidat që u premton kuksianëve që do ndalojë shpopullimin. Do rikthejë kuksianët nga Tirana. Kukësi ka ardhur koha të ketë një kryetar bashkie që e ka nda mendjen me jetuar e me banuar në Kukës. Albert Halili e ndje me zemër Kukësin. Është një prind model i Kukësit, e do Kukësin sepse e ka nda mendjen me jetuar në Kukës. Kandidati që keni çuar ju ka votuar për Pandin në Tiranë. Priteni të dielën me qetësi, uroj që të hënën mos të thonë na i vodhën votat në Kukës, se ju e keni refren këtë”, tha Manja.

 

Po duket se kjo gjë nuk u prit mirë nga opozita. Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Manjën si një kriminel elektoral, teksa i thotë se duhet të shkojë dhe të zgjedhë qelinë.

 

“Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë.

 

Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale.

 

Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë. Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton.

Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!”, deklaroi Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re