Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar nga opozita që të votojnë projektligjin për pastrimin parave, i cili po diskutohet sot në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Manja ka pasur një përplasje me deputeten e PD, Ina Zhupa të cilës i ka thënë se ai është i gatshëm vetë të përballet me çdo institucion të Drejtësisë shqiptare dhe atyre të huajave.

“Je deputete rishtare (i drejtohet Zhupës), ndryshe nga kryetari juaj që keni tani, që heziton të shkojë para autoriteteve dhe të jap shpjegimeve unë kam qenë dhe jam i gatshëm të paraqitem para çdo autoriteti në vend dhe jashtë.

Ulsi Manja si deputet si prokuror, deputet dhe ministër nuk ka firmosur dhe nuk do  firmos nxjerrjen e kriminaleve nga burgu. Kur t’më drejtosh gishtin herës tjetër interesohu pak se kush është Ulsi Manja”tha ai ndër të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re