Manja paralajmëron: Të tjerë të dënuar do të futen në regjimin “41 biss”

manja-300x171.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin 41 biss do të futen edhe të dënuar te ëc tjerë.

Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posatshëm, Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që janë vendosur në 41 biss ndërsa me agjencitë ligj-zbatuese po vlerësohen rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.

Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu.

Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arbër Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Çfarë është regjimi i posaçëm ’41-bis’

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë