Skip to content

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi sot draftin e kodit të ri penal, puna për të cilin ka nisur me grupet e ekspertëve që nga 2019.

Manja u shpreh se kodi i ri penal është domosdoshmëri në kuadër të ndryshimeve të sistemit për shkak të reformës në drejtësi dhe procesi i integrimit evropian që kërkon përafrimin me standardet më të avancuara evropiane dhe ndërkombëtare.

Ministri Manja bëri me dije se drafti i kodit të ri penal do të jetë nga sot për konsultim publik.