Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, pasi kjo e fundit përgëzoi Ramën për mënyrën se si i kishte kthyer pergjigje ministrit te jashtem rus, Lavrov.

Manjani thotë se ambasadorja po bën zëdhënësen e qeverisë dhe se mund ta marrë  Edi Ramën ta çojë në  Amerikë nëse dëshiron.

Reagimi i plotë:

Uuu sa mirë!

Po merre e çoje në Amerikë, moj zonjë!

Bëje President atje, se këtu nuk na duhet gjë me gjithë këto mend që ka për gjithë botën. Nuk i bën punë hiç popullit të vet që e varfëron dhe e dëbon nga territori.

Është overqualified për këtu Ai. Merre! Ta kemi falë!

Me këtë rast nuk ka se si të akuzohet më për ndërhyrje në zgjedhjet në Amerikë, njësoj si Lavrovi… Të jeni të sigurt që nuk lënë njeri tjetër tua prekin zgjedhjet. Jo se duan zgjedhjet, por veten e tyre.

Ndaj merre! Bëje President! Nxito se mund tua marrë Sorecca e ta çojë në Bruksel…

Ah, meqë ra fjala si i vajti filli atij 2% -it që Shqipëria duhet të ketë si buxhet për ushtrinë e NATOs?! Teksa e bën zëdhënësen e qeverisë na e thuaj dhe këtë, të lutem!

Apo s’nuk…!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re