Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të revoltuar në lidhje me akuzat që po hidhen ditët e fundit se Presidenti Meta organizoi një grusht shtet dhe se fshihet pikërisht ai pas bllokimit të Aeroportit të Rinasit.

Sipas Manjanit, nëse kjo është e vërtetë, Presidenca duhet të ishte rrethuar nga policia dhe Meta të arrestohej.

Postimi i plotë i Manjanit:

Që ta kuptojmë tamam kët “grushtin e shtetit kundër vaksinave”, llogjika e do që:

1. Nëse Ilir Meta, kryetari i këtij shteti, paska bërë grusht shteti (dmth ndaj shtetit të tij) ushtria e policia duhej të rrethonte Presidencën dhe jo kullën e Rinasit.

2. Fundi i këtij “grushti shteti” duhet të çonte llogjikshëm në arrestimin e autorit të tij, pra të Presidentit.

3. Grushtet e shtetin i bëjn udhëheqësat dhe/ose ushtarkët, jo leshkot as kontrollorët. (Se i bie pastaj të themi të dhjefsha shtetin, që ta bllokoka Leshko).

Kjo është llogjika e çdo grushti shteti, përfshi dhe grushtin e shtetit ndaj vaksinave.

E sjell në vemendje këtë llogjikë jo aq për Gomarin sesa për ndjekësit e tij mediatikë.

Duhet të kuptojnë, që të mos bëhen qesharakë se alternativa është:

Ose ta arrestojnë e akuzojnë zyrtarisht Metën për grusht shteti, ose ti hanë atë që s’thuhet.

Boll na thanë ato që hanë, se na e çpifën me grushte elektorale shteti.