Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se rezoluta e miratuar sot nga parlamenti nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe nuk është detyruese. Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se të gjithë rezolutat e miratuara ndër vite janë të natyrës deklarative, jo normuese.

Sipas tij, ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar.

POSTIMI I MANJANIT

Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare!
Lexojeni Kushtetutën e Republikës dhe nuk do ta gjeni askund fjalën Rezolutë, jo më si normë me fuqi detyruese.

Rezoluta parlamenti ynë ka miratuar plot në vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

Ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar. Të tjerat janë barsoleta me ose të pa noterizuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re