Skip to content

Manjani: Sa të jetë gjallë Sali Berisha, çdo kryetar i PD e ka të pamundur të shkëputet nga hija e tij

Ylli Manjani thotë se në rast se do të ishte në garë për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike do ta niste këtë proces duke takuar Sali Berishës.

Sipas tij, ndikimi i z. Berisha në PD është i padiskutueshëm dhe thotë se edhe ish-kryeministri i intereson forcimi i PD-së dhe kolegjialitetit të partisë.

“Po të isha kandidat nuk do ta kisha nisur këtë proces me një kafe me Sali Berishës dhe pa e bërë publike këtë gjë.

Sa të jetë gjallë Sali Berisha, të marri frymë, kushdo të jetë kryetari i PD nuk ka shans të jetë i shkëputur nga hija apo ndikimi i Sali Berishës.

Berisha vazhdon të jetë lider, e ka të lindur atë ai. Influenca normale, njerëzore, politike e një lideri të lindur në partinë që ka drejtuar vetë është prezente dhe të mos kemi asnjë iluzion se u shkëputën nga e shkuara”, shprehet z. Manjani.

Duke e krahasuar me atë që ka ndodhur në Partinë Socialiste, z. Manjani tha se z. Edi Rama arriti që të fitonte përballë Fatos Nanos duke treguar lidership.

“Nuk është i njëjti skenar si Nano-Rama, Rama erdhi si një lider i lindur imponoi respekt, ndërsa Nano tregoi një lodhje.

Shumë i zgjuar pa diskutim por përballë një lideri si Edi Rama, zgjodhi tërheqjen dhe ishte mëse normale. Kurse këtu në PD është e kundërta”, tha ish-ministri i Drejtësisë.