Skip to content

Manjani: Saimir Tahiri nuk e shpërdoroi detyrën, kjo nuk është drejtësi, kjo është maskaradë

  • 20/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka marrë sot pjesë në tryezën e thirrur nga Parti Demokratike ku u diksutua për sfidat në sistemin Gjyqësor.

 

Manjani nuk i ka kursyer aspak kritikat për Reformën në Drejtësi duke e cilësuar si maskaradë që ka dështuar me sukses.

 

Manjani theksoi se Reforma në Drejtësi ka thelluar mendësinë bolshevike që “të arrestojmë njëherë pastaj gjejmë prova” dhe shembulli me të cilin argumentoi qëndrimin e tij ishte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

“Kjo reformë ka një emër që quhet dështim. Ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë gjë tani. Opozita humbi mundësinë që t’i jepte kontributin e saj. Pyetja se çfarë shkoi keq me këtë reformë nuk mori kurrë një përgjigje. Fakt është që ky tren është humbur dhe kjo reformë duhet lënë të degjenerohet kështu siç është, nisur me shpresë që ky perceptim popullor të shkojë në një reagim popullor.

 

Sugjerimi im real është ky dhe në mënyrë të veçantë për ju që drejtoni Partinë Demokratike. A është bërë Reformë në Drejtësi? Jo Reformë në Drejtësi nuk është bërë. Është bërë një reformë te burimet njerëzore, por nuk është përmbysur sistemi i drejtësisë. Ka pasur ndërhyrje në disa nene proceduriale që e kanë përkeqësuar sjelljen gjyqësore.

 

E kanë përkeqësuar mendësinë bolshevike që arrestohesh, pastaj gjenden prova. Mjeku Edvin Prifti është simbol i këtyre ditëve, “të arrestojmë njëherë pastaj do gjejmë një gjë për ty, do dali me se s’bën një letër anonime për ty”. Unë nuk i dal në mbrojtje njeriut, për interesin publik mund të përdor dhe emra. Kam përdorur dhe emrin e Saimir Tahirit. Nuk ka shpërdoruar detyrën Saimir Tahiri për të qenë të drejtë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është maskaradë, për t’iu thënë njerëzve kur ne fusim Saimirin tonë vaj-hallli çfarë iu bëjmë ju. Kjo është hakmarrje, kjo është poshtërsi”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë