Skip to content

Manjani sulmon Ramën: Populli të dha autorizim për të qeverisur Shqipërinë dhe jo Afganistanin

Manjani

Ylli Manjani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me afganët që pritet të vijnë në vendin tonë.

“Vendimet i marrim me autorizim nga populli, që na dha besimin për të tretën herë…”- thotë Kryeministri në përgjigje të një komenti në FB.

Është e vërtetë që populli i dha autorizim, por për të qeverisur Shqipërinë jo Afganistanin.

I dha autorizim për të strehuar shqiptarët që kanë 2 vite rrugëve që pas tërmetit, dhe jo Afganët.

I dha autorizim për t’i mbrojtur nga zjarret, përmbytjet e sëmundjet, jo për ti lënë në mëshirë të fatit”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

Ai vijon edhe më tej duke thënë se populli i dha autorizim që çdo vendim ta marrë në konsultë demokratike dhe jo pas shpine, natën, fshehtas.

“Autorizimi nuk është dhënë që marrëveshjet ti marrim vesh nga media e huaj.

Dhe po, Afganët në nevojë do ti strehojë populli Shqiptar për humanizëm e jo për politikë, siç e bën ai që ndjehet i autorizuar për çdo gjë…!!!

Spekulimin e mashtrimin nuk ka asnjë autorizim në botë që ta justifikojë!”, është shpprehur Manjani.