Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën ekonomike në vend.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani i drejton një mesazh të fortë Komisionit për Rithemelimin e PD, teksa thekson se koha nuk pret më. Ai shkruan se nuk është koha të merren me Bardhin, Bashën e Alibeaj.

 

“O Komisioni i Rithemelimit!

E di që është kohë e papërshtatshme, por qeveria ka vendosur çmime, bash si në kohën e Adil Çarçanit.

Çmimi i naftës 250 L sot, me vendim qeverie!!!

Ushqimet nuk preken me dorë.

Fierza dhe kaskada e tharë e Drinit, me vendim qeverie gjithashtu, na ftojnë drejt një krize eehe më të madhe.

Borxhi publik në drejtim të paditur.Pasuria publike e mbetur po u jepet miqve të pushtetit.

 

Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm. Shteti e drejtësia janë një me pushtetin.

 

Europën po na e largojnë edhe nga dylbitë… Nëse keni ndonjë derman për këto gjëra e të tjera, po ju presim. E dimë që doni të riorganizoheni, por koha nuk pret.

 

Veç, pash zotin, boll na servirët lajme me AliBashën, AliBardhin e AliBeun! Ikën ata!

Janë thjesht shembull për lektorët politikë që tu mësojnë të rinjve se si nuk duhet bërë politika.”-shkruan Ylli Manjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re