Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në rrjetet sociale, për udhëtimin e Edi Ramës drejt Francës gjatë fundjavës. Ai ka renditur të gjitha shkeljet morale dhe ligjore të kreut të qeverisë, duke argumentuar se vendi është ende në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Udhëtim 24 orësh për punë në ditë pushimi?! Ou?! Po kush e la pushimin në Francë të takojë Kryeplakun e Surrelit?

Edhe nëse e ka lënë, për çfarë ishte ky takim?! Çfarë fitoi vendi që paguan aq shtrenjtë një udhëtim charter, megjithëse pa fitim të kompanisë?! Nëse ishte udhëtim zyrtar, përse nuk e njoftuan vetë më parë?! Pse duhet mbajtur i fshehtë?!

Po rregullat e hyrje daljes që na i tregon ne të tjerëve?! Sipas rregullave aktuale të hyrjes në BE personi duhet të quarantinohet për.14 ditë. Madje edhe sipas rregullit të Tij, çdo hyrje nga jashtë duhet të quarantinohet, po për 14 ditë. Të pakën deri sot në orën 24:00 kështu është.

E mbani mend si i gjëmonte shqiptarët e ardhur nga Italia në mars?! Me dru e gjoba. Po ata shqiptarët e tjerë që i la pas portës së kufirit tonë me Greqinë për 1 javë rresht?! E mbani mend si thoshte? “Nuk e hap kufirin”… Po për vete përse e hapi?!

Jemi ende nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Apo e harruat shtyrjen arrogante antikushtetuese që bëri…! Ngado që ta kapësh TURPI e FAQJA e ZEZË nuk është tek opozita që e denoncoi këtë udhëtim, por tek Ai që e bëri.

Dhe ata që udhruan këtë udhëtim, paguan faturën dhe lejuan fluturim në kohë zyrtarisht pandemie, do duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ti paguajnë nga xhepi i tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re