Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar rezolutën e PS, të prezantuar një ditë më parë për thellimin e reformave.

Sipas Ilir Metës kjo është një manovër dhe gënjeshtër e radhës e kryeministrit Rama, pasi në 11 vite ne pushtet nuk ka bërë asnjë reformë, por vetem Rama forma.

“Lidhur me këtë manovër dhe gënjeshtër të radhës, si nuk i mjaftuan 11 vjet këtij njeri për të bërë reformat?! Ky i flaku qytetarët e ndershëm në mes të rrugës. Ju e dini reformën e madhe të ujësjellësit, më ka ngel mua që të hipi tek depozituat që të fillojnë të gjejnë ndonjë zgjidhje, se ujit këta nuk i bëjnë derman, edhe pse e premtuan ujë Korçe me cilësi Bathore thanë.

Ky nuk la premtim pa bërë dhe reformë pa bërë, por në vend të bënte reforma bëri Rama formë, përfshirë edhe reformën në drejtësi, reformën në administratë.

E gjithë qeveria është e përfshirë në akte korruptive flagrante. Tani ka hallin e integrimit Evropian ku që refuzoi Bundestagun që të bënte zgjedhje gjithëpërfshirëse.Është vonë për të bërë ndonjë reformë përveçse dorëzimit para drejtësisë”, tha Meta.

Në lidhje me aksionin opozitar, Meta u shpreh se ky aksion do të vazhdojë.

“Protesta e djeshme ishte tregues i një konsistonte në rritje, shpartallimi i barrikadave që kërkojnë të asgjësojnë llogaridhënien e kryebashkiakut të kapur në flagrancë, tregoi se qytetarët e Tiranës do ta marrin në duart e tyre bashkinë shumë shpejt. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Kuvend, ku duhet të garantohet llogaridhënie njëherë e përgjithmonë”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re