Pasi shoferi i një mjeti ka postuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke bërë manovra me një mjet tip “Fuoristradë”, ai është gjobitur me masë administrative 40 mijë lekë.

Në qytetin e Hasit, shërbimet e DVP-së kanë ndaluar mjetin duke ndëshkuar drejtuesin e tij me gjobë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ndaj dy punonjësve të policisë që nuk kanë reaguar ndaj shkeljes, ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë disiplinore bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, për mos ushtrim të atributeve dhe kompetencave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re