Kryedemokrati Lulzim Basha, i është përgjigjur LIVE, Gazment Bardhit, i cili me anë të një reagimi në rrjetin social “X” ironizoi me deklarata e tij.

Sipas Bardhit sot jep leksione demokracie dikush që e la PD-në më shumë se 12 vite në opozitë.

Lexo edhe :Related Posts

Basha theksoi se gjuha e Bardhit i shërben vetëm Edi Ramës, dhe jo bashkimit të opozitës.

Sipas tij politikanët e rinjë në moshë dhe ata të rinj në karrierë duhet të heqin dorë nga gjuha e vjetër, dikur e përdorur nga Sali Berisha ndaj kundërshtarit, sot ndja opozitës.

“Nuk do të ndodhë më të bëhemi pjesë e një lojë që e mban konfliktin brenda PD-së, kjo është loja e Edi Ramës. Qendirme të tilla i dashuron Edi Rama, pasi nxisin konfliktin brenda opozitës. Unë do dëshiroja që kjo gjuhë të merrte fund. Thirrja ime është që të heqin dortë nga kjo gjuhë e vjetër. Nuk e meritojnë qytetarët dhe demokratët këtë gjuhë të vjetër, që dikur përdorej ndaj kundështtarit”, tha Basha.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re