Një ditë pasi presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski kërkoi zbardhjen e plotë të skandalit që ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe politikën hetuesit kanë nisur me marrjen në pyetje të personave të përfshirë në këtë çështje.

 

Prokurorja Lile Stefanova, e cila ka udhëhequr çështjen “Perandoria”, është paraqitur për të dhënë dëshminë e saj.

 

Ajo së bashku me prokuroren Katica Janeva, janë përmendur në audiopërgjimet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, ndërsa biznesmeni Orçe Kamçev në bashkëpunim me Bojan Jovanovski ose i njohur ndryshe si Boki 13 dhe Zoran Milevski shihen duke numëruar shuma të mëdha parash për te paguar lirimin e Kamçev.

 

Pak ditë pas publikimit të video dhe audiopërgjimeve, Stefanova është shprehur vazhdimisht se të gjitha vendimet e marra për të dyshuarin e çështjes “Perandoria”, biznesmeni Orçe Kamçev, si lirimi dhe kthimi I pasaportës, është bërë me urdhër të prokurores Katica Janeva. Stefanova gjithashtu ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Prokurorinë për zbardhjen e çështjes.

 

Një ditë më parë dha dëshminë e saj edhe prokurorja tjetër Elizabeta Josifovska.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re